Nuk ka ndërmend të ndalet, Ronaldo thyen një tjetër rekord në Champions

Cristiano Ronaldo edhe një herë ka dëshmuar se është shpëtimtari i Manchester United në Champions League.

Ai ishte protagonist kryesor në sfidën e djeshme përballë Atalantas ku shënoi dy gola dhe i dhuroi një pikë ekipit të tij.

Me këtë dygolësh, Ronaldo vendosi një tjetër rekord në Ligën e Kampionëve, duke u bërë lojtari më i vjetër që shënon dy ose më shumë gola në një ndeshje.

Man United varet shumë nga CR7 dhe këtë e dëshmojnë statistikat, ku portugezi ka shënuar pesë gola në katër ndeshke.

Falë këtij barazimi, United është lider në grupin F dhe me një fitore në ndeshjen e radhës ndaj Villarreal do të sigurojë kualifikimin në fazën e eliminimit direkt. /albeu.com


Shtuar 3.11.2021 08:45