Blloku dhe VV po mohojnë shtetin e Kosovës
Pëlqej
Nënkryetari i PDK-së, Adem Grabovci është shprehur se marrëveshja mes bllokut LDk-AAK-NISMA dhe Lëvizjes Vetëvendosje është një koalicion kundër interesave të Kosovës, aspak parimor dhe për interesa të ngushta klanore të disa njerëzve.

Grabovci shtoi se blloku dhe Lëvizja Vetëvendosje po mohojnë shtetin e Kosovës, duke mos njohur vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

“Çdo tentativë që bie ndesh me Kushtetutën e Republikës së Kosovë, së pari me vullnetin e qytetarëve të Kosovës që është sovrani i këtij vendi, Kushtetutën, ligjet dhe institucionet e Kosovës për mua personalisht si deputetë dhe përfaqësues i qytetarëve është i papranueshëm dhe shumë i dëmshëm”, tha Grabovci për Politiko.net.

Adem Grabovci vlerësoi më tej se PDK-ja nuk do të udhëhiqet asnjëherë nga politika e inatit, por nga politika e arsyes në shërmbim të ndërtimit të një shteti sa më demokratik. /albeu.com/
Shtuar më 10/09/2014, ora 13:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori