Bllokohet tregu i automjeteve në Fushë Kosovë

Shumë qytetarë të Kosovës që merren me tregti ditën e dielë e shfrytëzojnë për shitje apo blerje të veturave si dhe shumçka tjetër.

Por, sot mësohet se disa prej tyre këtë nuk po mund ta bëjnë pasi që tregu i automjeteve në “Fushë Kosovë” është bllokuar dhe veturat e qytetarëve nuk po lejohen të futen brenda nga policia e vendit, përderisa nuk dihet ende se cila është arsyeja e kësaj situate, shkruan Indeksonline.

Sipas një video që ka ardhur në redaksinë e Indeksonline shohim se si qindra qytetarë kanë mbetur të bllokuar në këtë pjesë të Kosovës.

Shtuar më 28/01/2018, ora 12:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori