"Bllokohen" në Jarinjë tekstet shkollore serbe
Pëlqej
Kamionë me tekste shkollore në gjuhën serbe për fëmijët serbë në Kosovë janë mbajtur për disa kohë në pikën kufitare të Jarinjës.

Zëvendësministri serb i Arsimit dhe i Shkencës së Kosovës, Lubisa Antonijeviç u shpreh se tekstet shkollore po mbahen "peng" për shkak të disa probleme teknike që kanë dalë rrugës.

"Disa ditë më parë filluam shpërndarjen e teksteve shkollore falas në të gjithë territorin e Serbisë. Kamionët janë nga e shtuna në pikën kufitare (Jarinje), ndërsa në pikepyetje janë disa probleme teknike me shkresa", tha Antonijevic, transmeton Telegrafi.

Antonijeviç ka shpjeguar më tej se ky është numri më i madh i teksteve të botuara ndonjëherë nga Instituti Kombëtar për tekste shkollore serbe në Kosovë.

Botimet e librave në gjuhën serbe janë bërë në Serbi dhe financohen nga Beogradi zyrtar. /albeu.com/

Shtuar më 01/09/2014, ora 17:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori