Bllokohen materialet dhe parrullat e protestës së VV-së
Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar mëngjesin e sotëm se gjatë natës, policia dhe grupe anonime janë angazhuar në një fushatë shpifjesh kundër Vetëvendosjes.

"Gjatë natës janë bastisur e vazhdojnë të mbahen në kontroll e presion ambientet komerciale dhe magazinat e kompanisë që kanë marrë përsipër zërimin dhe ekranin LED për protestën.

Këto ambiente janë bllokuar prej orës 1 pas mesnate dhe policia po i mban të bllokuara ende. Po ashtu policia ka bllokuar edhe magazinat e VV, ku ndodheshin materialet dhe parrullat për protestën e sotme", thuhet në njoftim.

Sipas VV-së, gjatë natës, kur policia ka qenë e angazhuar maksimalisht për sabotimin e protestës, grupe të panjohura kanë shpërndarë fletushka me përmbajtje urrejtëse dhe ofenduese kundër Vetëvendosjes. /albeu.com/

Shtuar më 01/09/2016, ora 09:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori