Bllokohen banorët e Grabovcit, vërshimet u shkaktojnë dëme bujqësore
Shiu ka shkaktuar vërshime dhe dëme në bujqësi edhe në fshatin Grabovc të Fushë Kosovës.

Banorët e fshatit Grabovc të Fushë Kosovës kanë thënë për lajmi.net, se për shkak të reshjeve të shiut, vërshimet kanë shkaktuar dëme në bujqësi.

Ata kanë thënë për lajmi.net se kanë mbetur të bllokuar në shtëpitë e tyre, por që sipas tyre, askush nga autoritetet komunale nuk i ka vizituar pavarësisht vërshimeve dhe dëmeve që janë shkaktuar.

Në këto video që kanë dërguar në adresë të redaksisë sonë, shihen qartë dëmet që kanë shkaktuar vërshimet.

Sipas këtij banori, situata sa vjen e rëndohet më shumë.

Shtuar më 11/01/2021, ora 10:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori