Bllokimi i rrugëve nuk është zgjidhje e problemeve
Aleanca për Ardhmëninë e Kosovës ka përsëritur qëndrimin se protesta e paralajmëruar për të shtunën, Lëvizjes Vetëvendosje , në pikat kufitare në Merdarë dhe në Dheun e Bardhë, nuk është rrugë për zgjidhjen e problemeve ekzistuese në raportet midis Kosovës dhe Serbisë.

AAK, thuhet në komunikatë, si parti që i ka rrënjët e veta në luftën për çlirimin e Kosovës dhe si njëra prej partive shtetformuese të Kosovës, vlerëson që në rrethanat e tanishme, Kosovës i duhet politikë e matur, e mençur, e përgjegjshme, e cila bën që interesat e shtetit dhe të qytetarëve të Kosovës të jenë udhërrëfyes të veprimit të secilit prej nesh.

“Cenimi i lirisë së qarkullimit, bllokimi i rrugëve, mbyllja e vendkalimeve kufitare, tensionimi i mëtejmë i situatës politike në vend, synimi për të marrë ligjin në dorë, zhvendosja e përqendrimit të qytetarëve të Kosovës dhe e politikës kosovare në një të vetmen ngjarje çfarë është kjo e ditës së nesërme, janë vetëm disa prej pasojave të këtij veprimi të Lëvizjes ‘Vetëvendosje’”, thuhet në komunikatë.

Sipas AAK-së, sot nuk është lajm i ditës se çfarë po ndodhë në veri të Kosovës, pse po dështon Qeveria e Kosovës në thuaja të gjitha segmentet e qeverisjes me vend, pse po rritet pakënaqësia sociale, cila është perspektiva evropiane e Kosovës dhe e nesërmja e qytetarëve të Kosovës, por lajmi i vetëm është çka do të ndodhë me 14 janar në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë.
Shtuar më 13/01/2012, ora 15:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori