Lukashenko i shkon për vizitë Putinit, çfarë pritet të diskutohet

Presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko do të zhvillojë një vizitë pune në Moskë të premten e 11 marsit.

Lukashenko pritet të zhvillojë bisedime me presidentin e Federatës Ruse Vladimir Putin.

Lajmin e raporton “Belta” në kanalin e saj në Telegram.

Mësohet se ata do të diskutojnë çështje aktuale të marrëdhënieve dypalëshe dhe situatën e luftës në Ukrainë.

Ata gjithashtu pritet të flasin për zhvillimin e bashkëpunimit sindikal dhe ndërveprimin ekonomik për shkak të sanksioneve të vendosura nga një sërë vendesh.

“Situata në rajon dhe në Ukrainë është gjithashtu në agjendë”, thuhet në deklaratë.

Kujtojmë se Federata Ruse nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, pas vendimit të Vladimir Putinit.

Dihet se forcat ruse kanë hyrë në Ukrainë nga territori i Bjellorusisë.

Përveç kësaj, ushtria ruse po lëshon raketa në drejtim të Ukrainës nga Bjellorusia.

Ka gjithashtu raportime se Republika e Bjellorusisë mund të nisë një pushtim të Ukrainës krahë Rusisë.