Blerim Shala rehatohet në kabinetin e Thaçit
Koordinatori i përjetshëm i dialogut me Serbinë, Blerim Shala, i është bashkuar ekipit të Këshilltarëve të Presidentit Hashim Thaçi.

Shala në Zyrën e Shefit të Shtetit pritet të ketë rolin e njëjtë sikur deri më tash. Të koordinojë dialogun që do të udhëhiqet nga Hashim Thaçi.

Kujtojmë, se Shala sot është parë së bashku me këshilltar të tjerë të presidentit Thaçi gjatë një takimi me një delegacion të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), të drejtuar nga Pierre Heilbronn, Nënkryetar për Politika dhe Partneritete.
Shtuar më 06/10/2017, ora 16:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori