Bledi Kurtishi, kandidat i VV-së në Sharrë
Sot, Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Sharr mbajti konferencë për media ku prezantoi kandidatin e saj për kryetar të kësaj komune, Bledi Kurtishi.

Bledi Kurtishi ka lindur me 20 shkurt 1985 në Brrut të Sharrit. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në Sharr, kurse fakultetin në Universitetin Shtetëror të Tetovës, dega e Farmacisë. Z. Kurtishi që nga viti 2009 e ka licencën e punës si farmacist”, tha kryetari i Lëvizjes Albin Kurti teksa po fliste për kandidatin, duke thënë se mbështetja për Lëvizjen që është në Sharr, do ta gjejë veten te z. Kurtishi.

“Ne besojmë se Bledi Kurtishi është zgjedhja jonë e duhur, zgjedhja jonë e përbashkët”.

Duke folur për tokën e Komunës e Sharrit, Kurti tha se është shumë e përshtatshme për kultivimin e disa perimeve, në veçanti patates.

Bledi Kurtishi tha se mungesa e politikave zhvillimore, keqpërdorimi i parasë publike, politizimi i sektorit publik, papunësia dhe varfëria e madhe, nepotizmi, e të tjera bëjnë që qytetarët e Sharrit të jenë shumë të pakënaqur me udhëheqësinë e deritashme. /albeu.com/
Shtuar më 03/09/2013, ora 16:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori