Biznesmeni Ramiz Kelmendi, kandidat i AAK-së
Pëlqej
Alanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)
Pas njerëzve të shoqërisë civile dhe medieve, në garë për deputetKuvendin e Kosovës po hyjnë edhe biznesmenët. I pari për sivjet është deklaruar Ramiz Kelmendi, pronar i rrjetit të qendrave tregtare - ETC. Ai do të hyjë si kandidat i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Dega e AAK-së në Pejë, para dy ditësh, në listën prej katër kandidatëve nga kjo degë për deputet, ka dërguar edhe emrin e milionerit Ramiz Kelmendi, shkruajn mediat.

Hyrjen e tij në politikë, e ka konfirmuar edhe vetë Kelmendi. Po është e vërtetë se AAK-ja në Pejë më ka futur në listën për deputetKuvendin e Kosovës dhe kjo është bërë me miratimin tim, ka thënë ai.

Këtë vendim Kelmendi ka thënë se e ka marrë për të pasur një zë të biznesit në Kuvendin e Kosovës, i cili sipas tij ka munguar deri më tash. Ai nuk ka dashur të komentojë diçka më shumë rreth kandidimit të tij, por pret se pas një kohe të shfaq qëllimet dhe vizionin e tij si deputet. Nuk pëlqen të thotë se po hyn në politikë, por vetëm deputet.

Ramiz Kelmendi, edhe më herët ka pranuar publikisht që ka miqësi të madhe me kryetarin e Partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajn. Shpesh, ai është parë edhe në sallat ku AAK-ja ka bërë gjatë fushatë nëpër Kosovë gjatë zgjedhjeve të fundit.
Shtuar më 06/11/2010, ora 13:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori