Dhoma e Avokatisë në Gjirokastër i bashkohet bojkotit, shtyhen seancat e nesërme në Gjykatën e Shkallës së Parë dhe të atë Apelit

Edhe Dhoma e Avokatisë në Gjirokastër është kundër hartës së re gjyqësore pasi pretendojnë se është një vendim i pabazuar në ligj.

Për pasojë janë shtyrë të gjitha seancat gjyqësore që priteshin të shqyrtoheshin ditën e nesërm në gjykatën e shkallës së parë dhe atë të Apelit në Gjirokastër.

Ashtu si në disa qytete edhe avokatët e Gjirokastrës i janë bashkuar nismës për bojkot./albeu.com