Vitia: Qytetarët të dalin në këto zgjedhje dhe të forcojnë demokracinë

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për komunën e Prishtinës, Arben Vitia ka shfrytëzuar të drejtën e tij për votë.

Bashkë me gruan e tij, Arben Vitia ka votuar në njërën prej qendrave të votimit në Prishtinë, saktësisht në shkollën “Ali Sokoli”

“Sapo shfrytëzova të drejtën e votës në shkollën Ali Sokoli.Dita e zgjedhjeve është një ditë thelbësore për demokracinë dhe për shtetin tonë, sot vendoset fati i kryeqytetit tonë, andaj është shumë e rëndësishme që secila dhe secili të marrin pjesë në këtë proces të votimit”, tha Vitia.

Tutje ai tha se bënë ftesë që masivisht të gjithë qytetarët të dalin në këto zgjedhje dhe të forcojnë demokracinë dhe të japim shembull të demokracisë ashtu sic kemi dhënë më parë.

Pak më parë të drejtën e votës e ka shfrytëzuar edhe kundërkandidati i Vitisë, kandidati i LDK-së në zgjedhjet lokale në Prishtinë, Përparim Rama.
Rama dhe Vitia kandidojnë për të parin e kryeqytetit në një mandat 4 vjeçar.


Shtuar 14.11.2021 10:23