Bisedimet, pranë zgjidhjes
Kryenegociatori serb në bisedimet me Prishtinën tha se zgjidhja për problemet praktike të banorëve të Kosovës është më afër se kurrë më parë pas raundit të parë të bisedimeve.

Borko Stefanoviç tha se asnjë nga çështjet siç janë lehtësimi i lëvizjes ndërkufitare, telekomunikimet, çështja e pronave dhe e regjistrave civilë që tani mbahen në Serbi, ende nuk janë zgjidhur plotësisht, por ka përparim.

"Mendoj se jami më afër zgjidhjes se kurrë më parë", ka thënë Stefanoviç për mediat e Beogradit.

Stefanoviç ka thënë se ai e kupton qëndrimin e Prishtinës përpavarësinë, por e ka ripërsëritur pikëpamjen e Beogradit se Kosova mbetet pjesë e Serbisë.

"Prishtina po kalon nëpër një proces të zhvillimit historik, në një mënyrë duke e mbitheksuar shtetësinë dhe sovranitetin e vet, ndërsa ne jemi një vend që mtashmë ka kaluar nëpër këtë, kështu që ne i kuptojmë, por e kemi qëndrimin tonë", ka thënë ai.

"Fakti se ne po bisedojmë nuk don të thotë në asnjë mënyrë se po përgatitemi ta njohim Kosovën", ka thënë Stefanoviç për B92.

Sipas tij, "qëllimi i këtyre bisedimeve është të mos jepet pavarësia, por të zgjidhen çështje konkrete".

Ai ka thënë se disponimi në bisedimet është i mirë por mbi të gjitha ka "atmosferë pune", dhe ka shtuar se delegacionet kanë biseduar në anglisht.

Takimet e ardhshme për çështjet praktike ndërmjet përfaqësuesve të Kosovës dhe të Serbisë pritet të mbahen nga fundi i marsit.
Shtuar më 14/03/2011, ora 13:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori