Bisedimet me Serbinë, qeveria me plan "sekret"
Qeveria e Kosovës edhe 10 ditë pas marrjes së "dritës jeshile" nga Kuvendi i Kosovës për fillimin e bisedimeve politike me Serbinë, ende nuk ka dhënë detaje nëse ka filluar me hartimin e platformës se për çfarë do të flitet në këto bisedime. Zyrtarët e lartë qeveritarë janë treguar shumë të kujdesshëm që të mos iu “rrëshqasë” asnjë informacion lidhur me hartimin e një platforme të mundshme.

Zyrtarët qeveritarë nuk ka pranuar që të deklarohet për këtë çështje. Zëvendëskryeministri, Hajredin Kuçi nuk ka dashur të flasë për këtë temë. "Pyetni Enverin (Hoxhajn)", ka qenë përgjigja e shkurtër e tij.

As kryeministri Hashim Thaçi të premten nuk ka dashur të flasë për platformën e bisedimeve. Thaçi, kur është pyetur nga gazetarët në festën e Kurban Bajramit, nëse Qeveria e Kosovës do ta dërgojë platformën e bisedimeve në Kuvend për miratim, ai nuk ka dashur të përgjigjet. /albeu.com/
Shtuar më 28/10/2012, ora 14:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori