Për nënkryetarin e Kuvendit, Xhavit
Haliti bisedimet me Serbinë duhet zhvillohen, duke pasur gjithmonë parasysh vijat e kuqe, të cilat nuk mund të preken. Pas mbledhjes së Kryesisë,
Haliti tha se Kosova duhet të shikojë rrugën evropiane dhe për këtë,
bisedimet nuk e dëmtojnë në asnjë
rast Kosovën.
“Ne i dimë dhe qeveria i din vijat e kuqe ku nuk mund të preket. Ne po përpiqemi që Kosovën ta bëjmë Kosovë evropiane dhe ta harrojmë të kaluarën e luftërave të ftohta që kanë qenë dhe të kufijve strikt të paprekshëm dhe të platformave partiake. Bisedat nuk e dëmtojnë Kosovën në asnjë
rast. Ne kemi biseduar edhe gjatë kohës së luftës në Rambuje, edhe kemi shpallur armëpushim të njëanshëm, duke dashur që t’i japim një sinjal pozitiv botës dhe jemi të përcaktuar që të ecim tutje bashkë në Bashkësinë Ndërkombëtare në këtë
rast partnerët tanë strategjik euro-amerikanë. Mendoj që jemi më evropian se sa Serbia”, tha
Haliti./albeu.com/
Shtuar më 22/10/2012,
ora 13:17