Bisedime për mbledhje të përbashkët Kosovë-Maqedoni
Mundësia e mbajtjes së mbledhjeve të përbashkëta në mes të qeverive të Kosovës dhe Maqedonisë, është disktuar gjatë një takimi që kryeministri Isa Mustafa ka zhvilluar ditën sotme me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë, Musa Xhaferi. Gjatë takimit theksi u vu në ritjen e bashkëpunimin në të gjitha fushat që janë në interes të dy vendeve.

“U pajtuam se kemi shumë fusha në të cilat duhet të intensifikojmë bashkëpunimin, siç është ajo e ekonomisë, arsimit, kulturës, ndërtimit dhe infrastrukturore, por edhe në çështjet globale në të cilat sot janë bërë shumë aktuale, edhe për Kosovën, edhe për Maqedoninë, edhe për vendet tjera fqinje. Treguam interes të përbashkët për komunikim më të shpeshtë dhe më të shpejtë, dhe të ndërlidhjeve, qoftë në nivel të ministrive, qoftë në nivel të Qeverive, në mënyrë që ne të përballojmë të gjitha çështjet që i konsiderojmë se janë në interes të përbashkët të dy vendeve, por edhe në interes të regjionit dhe interes evropian”, tha kryeministri Mustafa në një prononcim për media pas takimit.

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Musa Xhaferi ka falënderuar kryeministrin Mustafa për mbështetjen e projekteve që kanë qenë në vazhdimësi të bashkëpunimit mes dy vendeve.

“Ne e përgëzojmë Qeverinë e Kosovës për punimet në autostradën Prishtinë-Shkup, dhe besojmë që edhe ne do të bëjmë përpjekje të ndërtojmë aksin nga Bllaca deri në qarkoren e Shkupit. Kjo do të ndikoj në një qarkullim ekonomik, qarkullimin e qytetarëve. Kemi diskutuar deri tek gatishmëria e dyanshme për mbledhjet e përbashkëta të qeverive, të cilat do të intensifikojnë, inkurajojnë, ministritë përkatëse për ratifikimin, përgatitjen e marrëveshjeve që janë në favor të dy qeverive”, tha Xhaferi. /albeu.com/
Shtuar më 19/01/2015, ora 17:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori