Bisedime me Jahjagën nëse zgjidhem president
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Lideri i Partisë Progresiste Serbe, Tomislav Nikoliç, i cili kandidon për postin e presidentit në zgjedhjet e 6 majit që do të zhvillohen në Serbi, tha se ai do të zhvillonte bisedime me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, nëse do të zgjidhej në këtë post.

Lideri i PPS-së, Nikoliç tha për televizionin publik serb, se “me autoritet e Kosovës duhet biseduar, përfshirë edhe për statusin”.


Është një fakt i dukshëm që Beogradi nuk mund të ketë ndonjë autoritet mbi Prishtinën, njësoj si Prishtina nuk mund të ketë mbi Mitrovicën veriore”, ka theksuar Nikoliç, duke shtuar se për të gjitha këto çështje duhet folur.


Ai tha se nëse ndarja e Kosovës arrin të bëhet ndonjëherë opsion, atëherë serbët do duhet të vendosin me referendum për këtë. /ALBEU.COM/
Shtuar më 30/04/2012, ora 12:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Një avion i linjave egjiptiane ka kryer ulje të detyruar në aeroportin e Larnakes në Qipro, në orën 8:46. 

Ai ka liruar te gjithe pasagjeret, por jo ekuipazhin e avionit

Një avion i linjave egjiptiane ka kryer ulje të detyruar në aeroportin e Larnakes në Qipro, në orën 8:46. Ai ka liruar te gjithe pasagjeret, por jo ekuipazhin e avionit