Biseda interesante e Albin Kurtit me avokaten e tij
Një betejë interesante është zhvilluar në gjykatën e Prishtinës në diskutimin rreth masësparaburgimit ndaj deputetit Albin Kurti dhe deputetes Donika Kadaj Bujupi.

Kallxo.com ka qenë prezent në kohën kur janë mbajtur diskutimet në mes avokates Hedije Ademi dhe deputetit Kurti.

Diskutimi ka nisur kur avokatja e Albin Kurtit, Hadije Ademi, i kërkoi trupit gjykues që t’i ndërpritet të mbrojturit të saj masa e paraburgimit, me ‘premtimin’ se Albin Kurti do të respektoj të gjitha ftesat e gjykatës për gjykim në të ardhmen.

Në atë moment, Albin Kurti, i indinjuar nga avokatja e tij, i reagon asaj duke i kërkuar “të mos premtoj në emër të tij”.

Kërkesë për heqjen e masësparaburgimit i propozoi trupit gjykues edhe avokati i Kadaj-Bujupit, Afrim Salihu. I njëjti e arsyetoi kërkesën duke thënë se “nuk ekzistojnë më rrethanat e caktimit të masësparaburgimit” dhe se roli i Donika Kadaj-Bujupit si deputete është të “përfaqësoj interesat e qytetarëve dhe jo të qëndroj në paraburgim”.

Interesant ka qenë edhe veprimi i prokurorit Valdet Gashi i cili nuk ka kërkuar paraburgimin e Kurtit.

“Nuk kam ndonjë propozim konkret dhe i lë trupit gjykues të vendosë për këtë qështje.

Megjithatë, kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Beqir Kalludra, vendosi të refuzoj kërkesën e avokatëve mbrojtës për heqjen e masësparaburgimit.

Gjyqtari Kalludra e arsyetoi vendimin e trupit gjykues me arsyetimin se “ende ekzistojnë arsyet e caktimit të masësparaburgimit”.

Në seancën e kaluar i njëjti trup gjykues kishte refuzuar lirimin nga paraburgimi të Kurtit e Kadaj-Bujupit.

Gjykimi ndaj deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje do të vazhdoj me 29 dhjetor, me dëgjimin e fjalës përfundimtare të prokurorisë, avokatëve mbrojtës dhe të akuzuarve.

Në procesin e mbajtur gjatë se entjes ne gjykimin ndaj Kurtit ka dëshmuar deptueti Armend Zemaj ndërsa dëshmia e Kadri Veselit nuk është dhënë pasi prokurori ka hequr dorë.
Shtuar më 21/12/2017, ora 11:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori