Berisha ia vë gjithë fajin Ramës: Ai e çoi dosjen në Uashington

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur mbrëmjen e sotme në Opinion se shkak për shpalljen e tij non grata është bërë Edi Rama. Ai tha se Rama ka çuar dosjen në Uashington duke deklaruar se në ato dosje nuk ka asgjë të vërtetë. Nëse do jetë apo jo në parlament në muajin shtator, Berisha u përgjigj se do respektojë vendimin që do marrë partia e tij.

“Është mbajtur anësim në favor të qeverisë nga DASH. Spektri politik është spektër politik. Nuk kam pasur kurrë probleme me administratën republikane. Pse të reagojë Rama? Ai ka çuar dosjet dhe kaq.  Është Rama pa diskutim. Po të mos nisej nga Shqipëria, nuk janë zhvillimet në Uashington.

Në gjykatë, varet nga gjykata. Është çuar mos gaboj, o sot, o nesër. Avokati më ka thënë se e merr përsipër. Nëse do kishte substancën më të vogël nuk do ndihesha mirë. Por më kujton atë që akuzohesha për terrorizëm. Problemi është se unë mbroj disa parime që kam mbrojtur gjithë jetën dhe besoj në to. Asnjë koment nuk bëj përveç çështjes që më ke thirrur.

Sali Berisha do zbatojë vendimin e Partisë Demokratike në shtator. Edhe kur nuk e dua unë e zbatoj. Derisa unë kam ndenjur të mos presë kush që unë të mos i zbatoj vendimet. Njësoj si të jem ushtar. Njëri po mbeti i dyti do jem unë’, u shpreh Berisha”, u shpreh Berisha.


Shtuar 20.05.2021 22:35