E FUNDIT/ Rikthehen protestat studentore, studentët të pakënaqur me premtimet
Bildt nuk takon ilegalët në veri
Carl Bild
Ministri i Jashtëm suedez, Carl Bildt, tha në Mitrovicë se me dialog duhet zgjidhur krizën për pikëkalimet kufitare dhe se Prishtina duhet ta përforcojë praninë në pjesën veriore të Kosovës.

"Dialogu midis Prishtinës dhe Beogradit është i rëndësishëm, sidomos për t’i zgjidhur çështjet praktike", tha Bildt pas një takimi me përfaqësuesit e OJQ-ve në veri të Kosovës, duke lajmëruar se gjatë ditës në Beograd do t’i vazhdojë takimet me autoritetet serbe.

"Rruga në të cilën duhet të gjitha vendet e rajonit të kalojnë është progresi, hap pas hapi", shton Bildt, duke theksuar "çështja kryesore në gjithë këtë është perspektiva evropiane për Serbinë dhe Kosovën”.

I pyetur se pse nuk është takuar me kryetarët e komunave paralele të veriut të Kosovës, Bildt tha se nuk kishte kohë, ndërsa në vërejtjen se pse kishte kohë për organizatat joqeveritare, diplomati suedez tha se përvoja e gjatë e tij në Ballkan tregon se është shumë e rëndësishme për të dëgjuar edhe zëra të pavarur.

"Unë si politikanë u besoj politikanëve, por është interesant të dëgjosh edhe zërat e atyre që janë të pavarur”.
Shtuar më 09/11/2011, ora 14:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori