Bildt nesër në Beograd, të martën në Prishtinë
Ditën e martë Ministri i Jashtëm i Suedisë Carl Bildt do të vizitojë Kosovën ku do të takohet me kryeministrin Hashim Thaçi, por para se të vijë në vendin tonë ai do të qëndrojë në Beograd.

Qëllimi i vizitës së tij në Beograd dhe Prishtinë është dhënia e mbështetjes së Suedisë për të çuar më tej zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Ndërsa sot Bildt udhëton për në Zagreb në kuadër të manifestimeve për anëtarësimin e Kroacisë në Bashkimin Evropian, njofton Ministria e Punëve të Jashtme të Suedisë.

Nesër Bildt udhëton drejt Beogradit ku do të takohet me presidentin serb Tomisllav Nikoliç, kryeministrin Ivica Daçiq dhe homologn e tij Ivan Mrkiç, shkruan Epoka e Re.

Ministri i jashtëm suedez ka thënë në Zagreb se “marrëveshja e arritur në prill në mes të Kosovës dhe Serbisë ishte një hap historik”.

“Ne konsiderojmë se marrëveshja duhet të zbatohet”, ka thënë Bildt. /albeu.com/
Shtuar më 30/06/2013, ora 17:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori