BIK zbardh ajgendën për ditën e Kurban Bajramit, ja ora e faljes
Kryesia e Bashkësisë IslameKosovës me anë të një komunikate për media njofton besimtarët dhe opinion e gjerë se dita e parë e festës së Kurban - Bajramit, është ditën e premte më 1 shtator 2017.

Sipas njoftimit manifestimi qendror për territorin e Kosovës, kushtuar festës së KurbanBajramit, mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë

"Manifestimi fillon në ora 5:15, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste, të cilën do ta mbaj Hetem ef. Sopjani - Kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prishtinë.

Namazi i KurbanBajramit falet në ora 06:37 të cilit do ti prij Jakup ef. Çunaku- drejtor i Medresesë "Alaudin" në Prishtinë, ndërsa Hytben - mesazhin e Kurban - Bajramit do ta mbaj, kryeimami i Bashkësisë IslameKosovës, Sabri ef. Bajgora.

Me rastin e festës së KurbanBajramit, Ditën e parë, më 1 shtator 2017, Kryesia e BIK, si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00.

Kryesia e Bashkësisë IslameKosovës të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Kurban - Bajramit, duke e lutur Zotin që të na pranoj Haxhin, kurbanin, lutjet dhe ibadetet tona." thuhet në komunikatën e BIK-ut./albeu.com/
Shtuar më 28/08/2017, ora 12:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori