BIK uron Kurban Bajramin
Zëvendëskryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Rexhad Mexhiti ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për Festën e Kurban Bajramit.

"Të nderuar besimtarë! Vëllezër dhe motra! Të nderuar qytetar të Kosovës! Nesër, më 4 tetor 2014 i përputhshëm me 10 Dhul hixhe 1435 Hixhrij është dita madhështore e festës së Kurban - Bajramit, e cila shpreh gatishmërinë dhe përkushtimin e besimtarit për sakrificë e flijim vetëm për hir të Allahut xh.sh.. Me këtë rast, më lejoni që në emër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, organeve dhe institucioneve të saja, në emër të Myftiut Tërnava dhe në emrin tim t'ju drejtohem me këtë mesazh urimi duke lutur të madhin Zot për mbarësi e begati", thuhet në njoftimin e BIK-ut.

Në fund të deklaratës, thuhet se Festa e Kurban Bajramit i kujton të gjithë besimtarëve mësimet hyjnore, për mirësi, lumturi, solidaritet, sakraficë dhe barazi. /albeu.com/

Shtuar më 03/10/2014, ora 14:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori