BIK pas arrestimit të Krasniqit: Përkrahim shtetin ligjor
Pëlqej
Bashkësia Islame e Kosovës do të jetë gjithnjë në përkrahje të shtetit ligjor dhe të të drejtës.

Një deklaratë e tillë është dhënë nga zëdhënësi i BIK-ut, Ahmet Sadriu.

Zëdhënësi ka folur edhe për arrestimin e imamit të Xhamisë së madhe të Prishtinës, Shefqet Krasniqin.

"Nga informacionet që kemi imami Shefqet Krasniqi po intervistohet nga ana e prokurorisë. Bashkësia Islame e Kosovës është e shqetësuar për rastin, por se mbështet shtetin ligjor", ka thënë Sadriu.

Policia e Kosovës ka informuar se ka ndërmarrë një aksion arretimi për të gjithë ata persona që kanë nxitur radikalizëm fetar apo që kanë shkuar në luftërat jashtë vendit. /albeu.com/
Shtuar më 04/09/2014, ora 13:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori