Bashkësia
Islame e Kosovës ka lëshuar një deklaratë për mediat, duke shprehur shqetësim lidhur me arrestimin e imamëve.
“Kryesia e Bashkësisë
Islame të Kosovës, beson në pafajësinë e tyre, përderisa organet e drejtësisë nuk e dëshmojnë të kundërtën. Bashkësia
Islame e Kosovës punën dhe aktivitetin e vetë e bazon në parimet hyjnore
islame, andaj ne besojmë se edhe ligjërimet e imamëve në xhamitë tona janë zhvilluar në këtë frymë. Institucioni i Xhamisë te ne historikisht ka luajtur rol pozitiv në edukimin dhe fisnikërimin e popullatës sonë, po ashtu xhamitë kanë pasuar rol determinues edhe në zhvillimet e rëndësishme të popullit dhe vendit tonë”, thuhet në reagimin e BIK-ut.
Bashkësia
Islame thotë se nuk duhet që të demonizohen imamët, pa folur së pari drejtësia. /albeu.com/
Shtuar më 18/09/2014,
ora 14:02