BIK, kundër sindikalistëve
Bashkësia Islame e Kosovës ka reaguar ndaj krijimit të Shoqatës Sindikaliste të Punëtorëve të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), duke theksuar se kjo shoqatë nuk përfaqëson askënd.

Kjo shoqatë është themeluar disa ditë më parë nga imamë nga vende të ndryshme të Kosovës.

"Këto ditë, në bazë të informatave të dhëna në mjetet e informimit publik për themelimin e të ashtuquajturës, “Shoqatë Sindikale e Punëtoreve të Bashkësisë Islame”, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, për hir të informimit të drejtë e korrekt dhe me qëllim që mos të krijohet huti e konfuzion e sheh të nevojshme që të njoftoj opinionin dhe nëpunësit - imamët esaj, se kjo e ashtuquajtur shoqatë nuk paraqet dhe nuk përfaqëson asnjë lloj organizimi të të punësuarve të BIK, dhesi e tillë nuk ka asnjë të drejtë që të flas në emër të nëpunësve BIK", thuhet në komunikatën e BIK-ut.

Bashkësia Islame e Kosovës punën dhe aktivitetin e saj e organizon në bazë të Kushtetutës së BIK-ut dhe rregulloreve në fuqi, andaj nisma të tilla pa asnjë bazë juridik edhe gjoja në emër të organizimit sindikal, nuk përfaqësojnë interesat e tëpunësuarve të BIK-ut, por interesat e ngushta të një grupi individësh meambicie karrieriste, thekson BIK-u. /albeu.com/
Shtuar më 09/09/2011, ora 18:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori