Bashkësia
Islame e Kosovës i është gëzuar vendimit për shpalljen e pafajësisë ndaj
Shefqet Krasniqit. Zëdhënësi i BIK’ut, Ahmet Sadriu, i ka thënë se BIK vazhdimisht ka besuar në pafajësinë e
Krasniqit.
Mirëpo, në kohën kur kishin nisur hetimet ndaj
Krasniqit, kishte qenë pikërisht Bashkësia
Islame ajo që kishte ndihmuar hetuesinë kundër
Krasniqit.
Bashkësia
Islame e Kosovës ka besuar fuqishëm në pafajsinë e ish-imamit të xhamisë se madhe “Mehmet Fatih” në Prishtinë,
Shefqet Krasniqi, andaj edhe ka mirëpritur aktgjykimin lirues të tij.
Zëdhënësi i BIK-ut, Ahmet Sadriu, thotë se
Shefqet Krasniqi punon në Fakultetin e Studimeve
Islame në Prishtinë dhe se largimi i tij nga xhamia e madhe “Mehmet Fatih” nuk kishte të bënte me akuzat që përballej ai.
“
Shefqet Krasniqi është profesor i rregullt në Fakultetin e Studimeve
Islame.
Krasniqi nuk është tash e një kohë imam në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, sepse ai punë e ka fakultetin. Ai kurrë nuk ishte larguar nga BIK-u”, u shpreh Ahmeti për Periskopin.
Sipas tij, BIK-u vazhdimisht ka besuar në pafajësinë e
Krasniqit.
“Jo absolutisht kurrë s’ishte lagruar nga BIK-u. E ka liruar atë vend, sepse e ka detyrë dhe është pranuar profesor në fakultet. Normal, ka qenë profesor, sepse në s’kemi pasur arsye me largu nga vendi i punës, unë jam deklaruar publikisht se besoj fuqishëm në pafajësinë e tij, dhe sot kjo u vërtetua. Këtu ka vepruar drejtësia, s’kem çka flasim ne, ata janë të pavarur, e ka vërtetuar se s’ka diçka dhe është liruar sot”, tha Ahmeti.
Mirëpo, në kohën kur po zhvilloheshin hetimet ndaj ish-imamit
Shefqet Krasniqi, Bashkësia
Islame e Kosovës kishte ndihmuar prokurorin special Elez Blakaj, duke konstatuar se së paku dy nga ligjëratat e
Krasniqit ‘nuk ishin në përputhje me fenë
islame e as me politikat e BIK’ut.
Por më vonë, kur Prokuroria Speciale kishte ngritur aktakuzë ndaj
Krasniqit, BIK’u i kishte dalur në krah.
Ish-imami i xhamisë se madhe “Mehmet Fatih” në Prishtinë,
Shefqet Krasniqi është shpallur i pafajshëm sot nga Gjykata Themelore e Prishtinës. 4 vjet pas arrestmit dhe bajtjes së procesit gjyqësor,
Krasniqi u lirua nga tri pikat e akuzës, për të cilat akuzohej nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Ai akuzohej për shtytje në kryerjen e veprave terroriste, nën dyshimin se këtë vepër e ka kryer nga viti 2013 deri në 2014 ndërsa veprën penale të shmangies nga tatimit e ka kryer nga viti 2011 deri më 2016.
Aktakuza e Prokurorisë Speciale e akuzon Krasniqin që në cilësinë e imamit të xhamisë se madhe
“Mehmet Fatih” në Prishtinë, në vazhdimësi dhe me dashje ka shpërndarë mesazhe për publikun, përmes paraqitjeve të tij të drejtpërdrejta para publikut përmes ligjëratave të ndryshme, si dhe duke shfrytëzuar rrjetet sociale dhe mjetet tjera të informimit, përmes gjuhës së vrazhdë dhe interpretimit të ajeteve kuranore jashtë kontekstit kohor dhe frymës parimore
islame, ka shtyrë të tjerët ta marrin rrugën drejt zonës së konfliktit në Siri dhe Irak e më pas të kryejnë akte terroriste.
Po ashtu sipas aktakuzës
Krasniqi ka cilësuar disa grupe fetare si armiq të myslimanëve-sunit, duke nxitur dhe përhapur urrejtje, përçarje dhe mosdurim ndaj grupeve tjera fetare, të cilat jetojnë edhe në Republikën e Kosovës.
Po ashtu, imami
Krasniqi si tatimpagues dhe pronar i biznesit N.T “Portat”, ka fshehur dhe shmangur tatimin, me dashje ka dhënë tё dhëna tё pasakta, si dhe nuk i deklaruar tё dhënat tjera relevante lidhur me obligimet tatimore, duke iu shmangur obligimeve tatimore në vlerë tё përgjithshme prej 20,208.57 €.
Shtuar më 23/03/2018,
ora 11:39