BIK dënon sulmin në Paris
Bashkësia Islame e Kosovës i ka dërguar një letër ngushëllimi ambasadores së Francës në Kosovë, Maryse Daviet për ngjarjen e rëndë të Parisit.

Në letrën e nënshkruar nga Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava thuhet se Bashkësia Islame e Kosovës e dënon ashpër këtë akt terrorist kundër qytetarëve të pafajshëm.

“Vlerat njerëzore në përgjithësi, toleranca e bashkëjetesa mes të ndryshmëve në origjinë,bindje apo dhe përkatësi fetare, dhe liria e fjalës në veçanti, janë institucione të cilat qëndrojnë në themel të së sotmes dhe të ardhmes se përbashkët evropiane”, thuhet në letrën e ngushëllimit të Bashkësisë Islame të Kosovës./albeu.com/

Shtuar më 08/01/2015, ora 18:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori