Bien temperatuarat, rikhehen reshjet e borës
Këtë të diel, temperaturat në Prishtinë kanë reagjistruar rënie, duke bërë që të rikthehen edhe reshjet e borës dhe i ftohti. Mëngjesin e sotëm, kryeqyteti i Kosovës është zgjuar me dëborë. Sipas sinoptikanavë, gjatë javës së lamë pas, temperaturat në Kosovë kanë shkuar deri në 10 gradë celsius, ndërsa në këtë fundjavë kanë pësuar rënie.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës për këtë fundjavë ka parashikuar që të ketë reshje dëbore dhe temperaturat të bien në minus.

“Për vikend pritet që reshjet e shiut të përcillen edhe me borë, kryesisht në viset me lartësi mbidetare mbi 800 metra, pasi që temperaturat minimale do të kalojnë në minus dhe era do të fryjë nga drejtimi i lindjes dhe verilindjes me shpejtësi nga 1-6m/s. Reshjet e shiut të përziera me borë do të jenë më të theksuara në veriperëndim, duke vazhduar më tej edhe në qendër dhe në pjesë tjera të vendit”, thuhet në njoftimin e IHMK-së. /albeu.com/
Shtuar më 25/01/2015, ora 13:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori