Rrëzohet nga trampolina në liqenin e Ohrit, niset me urgjencë drejt spitalit 16-vjeçari në Pogradec

Policia bën me dije se mbrëmjen e sotme, në lagjen nr. 1, Pogradec, një 16-vjeçar duke luajtur, është rrëzuar aksidentalisht nga trampolina, në liqenin e Ohrit, Pogradec.

I mituri u transportua në spital për ndihmë mjekësore, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.