Bie numri i emigrantëve nga Kosova në Gjermani
Përkundër dyshimeve që ishin ngritur nga shtetet federale në Gjermani, Zyra për Migrim dhe refugjatë tha sot, se do të qëndroj në parashikimin origjinal se priten afro 300 mijë azilkërkues në vitin 2015.

Zyra e emigrimit, me seli në Nuremberg të Bavarisë, i kanë hedhur poshtë të dhënat për gjysmë milioni kërkesa të reja për azil në Gjermani, siç kishin sugjeruar zyrtarët e shteteve, shkruan "REL".

Mendoj se “e dhëna e shpallur prej 500 mijë, duket jorealiste”, tha shefi i kësaj zyreje, Manfred Schmidt, raporton agjencia DPA nga Nurembergu.

Sipas tij, shifra e lartë ishte e bazuar në rritjen “eksplozive” të refugjatëve ilegalë nga Kosova, gjatë muajve janar dhe shkurt, por shtetet nuk e kishin marrë parasysh faktin se numri i njerëzve që arrijnë nga Kosova, tashmë ka rënë në mënyrë dramatike. /albeu.com/
Shtuar më 03/04/2015, ora 12:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori