Bie në humnerë, vdes 45-vjeçari
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në rrugën Prevallë-Prizren, ku një person ka humbur jetën pas rënies nga një lartësi rreth 100 metra. Makina me të cilën ai udhëtonte është përfshirë më pas nga flakët.

Hazir Berisha, zëdhënës i Policisë Rajonale në Prizren, ka thënë se, rasti ka ndodhur dje rreth orës 16:20, në rrugën Prevallë-Prizren, me saktësisht, përballë restorantit “Sharri”.

“Një shofer ka humbur jetën për shkaqe që ende nuk janë zbardhur, por dyshohet se shkak ka qenë shpejtësia",-ka thënë ai, duke shtuar se viktima është një qytetar i Suharekës, i moshës 45-vjeçare. /albeu.com/
Shtuar më 24/10/2013, ora 11:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori