Bie bora e parë në gjithë territorin e Kosovës
Kanë filluar reshkjet e para të dëborës në Kosovë, mbrëmjen e djeshme rreth orës 12:00. Bora ka përfshirë të gjithë vendin, ndërsa në në rrugën Prishtinë-Pejë, kompanitë kanë filluar mirëmbajtjen e rrugës dhe krijimin e kushteve për qarkullim të automjeteve.

Në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës thonë se masat e ajrit me presion të ulët atmosferik, të cilat kanë përfshirë gadishullin e Ballkanit do të jenë të qëndrueshme.

"Këto vranësira do të shoqërohen me reshje bore në vise malore dhe në viset e ulëta. Reshjet do të vazhdojnë edhe pjesën e parë të ditës së shtunë. Temperaturat minimale nesër do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius. Në këto kushte meteorologjike do të mbajë mot me vranësira të dendura të cilat do t’i takojnë shtresës së ulët të troposferës", thuhet në një njoftim të Institutit.

Gjatë vikendit pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, mirëpo të dielën ka mundësi të ketë intervale të shkurta me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës nga 2-4 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriu dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.

Nga dita e hënë pritet të ketë ngritje të temperaturave maksimale, derisa minimalet do të jenë më të ulëta se kjo javë. /albeu.com/
Shtuar më 27/11/2015, ora 09:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori