BIA serbe ndalon këshilltarin e Ramush Haradinaj
Policia serbe BIA, mësohet se ka ndaluar këshilltarin e kryeministrit të Kosovës, Srdjan Jovanovic.

Këshillatri i Haradinajt është ndaluar në pikën kufitare Dheu i Bardhë.

Sipas informacioneve Srdjan Jovanovic është ndaluar nga anëtarë të MUP-it serb me një urdhër nga BIA serbe.

Kjo nuk është hera e parë që autoritetet serbe ndërmarrin veprime të tilla ndaj anëtarëve të SLS-së.

Më herët janë ndaluar edhe Sllobodan Petroviq, Boban Stankoviq, Nebojsha Javkovljevic dhe Srecko Spasic.

Partia e Pavarur Liberale nuk i kupton këto tentime për frikësim dhe keqtrajtim. Për të pestën herë ne u bëjmë thirrje Bashkimit Evropian dhe të gjithë institucioneve të reagojnë lidhur më këto veprime”, thuhet në komunikatë.

Këto veprime të autoriteteve serbe ndaj zyrtarëve të SLS-së vijnë pasi partia e Petroviqit po bashkëpunon me institucione të Republikës së Kosovës dhe nuk dëgjon urdhrat e Aleksander Vuçiqit sikurse Lista Serbe.
Shtuar më 25/04/2019, ora 13:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori