Betohet Goran Rakiq si kryetar i Mitrovicës së veriut
Kryetari i zgjedhur i Mitrovicës së Veriut Goran Rakiq, ka dhënë betimin mbrëmë në orët e vona para këshilltarëve të Asamblesë Komunale të komunës së Mitrovicës së veriut.

Pas betimit është bërë edhe miratimi i statutit, të cilin këshilltarët shqiptarë e kundërshtuan, por me shumicë votash ka arritur të miratohet.

Kandidati i nga “Lista Srpska” Goran Rakiq, doli fitues në garën për kryetar të komunës së Mitrovicës së veriut në garën e zhvilluar me datën 23 shkurt.

Goran Rakiq garonte kundër kandidatëve Oliver Ivanoviq, Florent Azemi dhe Musa Miftari. /albeu.com/
Shtuar më 13/03/2014, ora 11:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori