I buzëqeshur para kamerave dhe përshëndet familjarët, momenti kur 17-vjeçari që mori gjakun e babait del nga gjykata (FOTO LAJM)

Ditën e sotme Gykata e Lezhës ka dhënë vendim për 17-vjeçarin Florian Përvathin, adoleshentin që vrau 63-vjeçarin Lekë Lekgjonajn, për të marrë gjakun e babait.

Ndaj tij është dhënë masa e sigurisë “arrest me burg” dhe kur ka dalë nga Gjykata, Floriani është parë shumë i qetë. Ai madje u ka buzëqeshur kamerave dhe ka përshëndetur familjarët.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ka ndodhur më 24 janar të këtij viti. Floriani, për motive gjakmarrje i ka marrë jetën vëllait të vrasësit të babait të tij. 17-vjeçari ishte jetim dhe nëna po ashtu i kishte vdekur. Kjo e fundit ishte vetëhelmuar pak kohë pasi i vranë bashkëshortin./albeu.com


Shtuar 27.01.2022 15:59