Besnikëria shqiptare dëboi forcat ushtarake serbe
Pëlqej
Besnikëria e shqiptarëve dhe heroizimi për të qenë bashkë kundër pushtuesit serb bëri që të ngrihej vala e rezistencës së armatosur.

Këtë besnikëri e shohim më së miri në grupet e rezistencës përgjatë kufirit me Shqipërinë, ku me në krye Sali Çekajn u zhvilluan një sërë aksionesh ushtarake të UÇK-së, raporton Bota Sot.

Militarët serbë kishin filluar përgjimet e shqiptarëve, me qëllim që tiu merrnin armët, por vetëm besa mes tyre nuk e theu lidhjen.

Në këtë mënyrë, policët serbë nuk mundën të gjejnë armët e shqiptarëve.

Heroizmi i Mentor Tolajt dhe rënia e tij

Në fshatin Pobergjë Sali Çekaj ishte në lidhje farefisnore me familjen Tolaj, të cilët i kishte tezakë.

Më të rinjtë e kësaj familjeje dhe të tjerëve përreth në fshatin Pobergjë u formua njësia e parë e UÇK-së në të cilën ishin të përfshirë njëmbëdhjetë të rinj nga familjet Tolaj e Tahiraj të fshatit Belg të komunës së Deçanit.

Familjet e rezistencës nga fshati Broliq në krye me komandantin legjendar Sali Çekaj, vëllezërit Samiu, Saim dhe Ismet Tahiraj nga fshati Beleg, të familjes Tolaj nga Pobergja, dhe familja Ferizaj nga fshati Kodrali, të cilët ishin në lidhje të ngushtë familjare, shumë muaj e vite bashkërisht me besnikërinë më të madhe në të gjitha aksionet që i organizuan dhe u kryen kundër forcave policore në komunën e Deçanit dhe të Rrafshit të Dukagjinit patën një jehonë të madhe në Kosovë, në Serbi dhe në ish-Jugosllavi./albeu.com/

Shtuar më 20/08/2014, ora 11:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori