Besim Beqaj, kandidatura më e mundshme për ministër Financash
Besim Beqaj mund të jetë kandidati i cili mund të zëvendësojë ministrin e Financave Bedri Hamza pas miratimit të dorëheqjes së tij nga kryeministri Thaçi.
Burime të Express thonë se Kryeministri Hashim Thaçi aktualisht po shqyrton mundësinë që në këtë pozitë ta emërojë Besim Beqajn, Ministrin aktual të Zhvillimit Ekonomik.

Besim Beqaj është kandidatura më e mundshme për Ministër Financash”, ka thënë burimi.


Pritje për largimin e Besim Beqajt nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka edhe në Aleancën për Kosovën e Re, e cila bashkëqeveris me PDK’në. /albeu.com/
Shtuar më 16/01/2013, ora 10:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori