Milani nis bisedimet me Real Madridin, kërkon këta dy lojtarë

“Milan lëviz për Isco dhe Odriozola: kontakte të reja me Real Madrid”. Ky ka qenë titulli i edicionit të sotëm të Tuttosport.

Milan dhe Real Madrid kanë bërë disa operacione interesante në merkatot e fundit dhe bashkëpunimi mund të mos ketë mbaruar këtu.

Flitet për Isco dhe Odriozola: kontrata e të parit skadon në 2022 dhe duket se nuk është pjesë e rëndësishme e projektit merengues, duke e bërë të mundur transferimin e tij te kuqezinjtë për 18 ose 20 milionë euro, me spanjollin që është dakord të shkojë në Milano.

I dyti mund të merret nëse United nuk do të heqë dorë nga Dalot.

Qëllimi i kuqezinjve është që të mos lërë asnjë boshllëk në ekip dhe t’i dorëzojë trajnerit Piolit një skuadër të kompletuar.


Shtuar 3.08.2021 10:37