BERZH financon NLB-në me 5 milionë euro kredi
"NLB Bank" nënshkroi këtë të hënë një marrëveshje bashkëpunimi me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për një kredi prej 5 milionë euro në kuadër të programit për lehtësimin e tregut në vendet ku vepron BERZH-i.

Kredia do të përdoret për të ndihmuar ndërmarrjet e vogla dhe të mesme për tregëtimin financiar përtej kufijve të vendit.

Suma Chakrabarti, ka thënë se integrimi ekonomik përtej kufijve vendorë, është një ndër strategjitë prioritare të BERZH-it dhe posaçërisht tregut përtej kufijve vendorë është me rendësi për Kosovën dhe regjionin e Ballkanit perëndimor./albeu.com/


Shtuar më 26/07/2016, ora 12:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori