Bërnabiq mesazh të qartë për ata që duan të dëgjojnë: Kurrë nuk e njohim Kosovën
Pëlqej
Serbia kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Kështu ka deklaruar kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq.

Sipas saj, njohja e pavarësisë së Kosovës nuk do të ishte kompromis, për çka në fakt angazhohet dhe i cili nuk do të ishte i mundur sikur Serbia të insistonte edhe më tutje në formulën se Kosova është pjesë e saj.

Siç i tha ajo Die Weltit, “raportet me Prishtinën për ne serbët janë të rënda e emocionale”.

“Presidenti (i Serbisë) Aleksandar Vuçiq ka bërë hap të guximshëm kur nisi dialogun ndërrajonal. Deri atëherë çdo bisedë ishte tabu. Kosova ishte Serbi. Pikë. Tash duhet të gjejmë kompromis. Serbia kurrë nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës. Kjo nuk do të ishte kompromis. Ndërsa po të insistonim edhe më tutje se Kosova i përket Serbisë, kompromisi nuk do të ishte i mundur”, i tha kryeministrja e Serbisë DW-së.


Shtuar më 19/06/2018, ora 16:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori