Bërnabiq: Me NATO-n bashkëpunojmë por nuk pranojmë anëtarësim
Pëlqej
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka thënë se nuk ka integrim të suksesshëm evropian dhe qëndrueshmëri dhe zhvillim ekonomik pa stabilitet rajonal.

Ajo ka thënë se Serbia ka dërguar në këtë drejtim sinjale të mira dhe është e hapur dhe fleksibile, shkruan Tanjug, përcjellë Klan Kosova.

“BE ka investuar që prej procesit të Berlinit dhe Serbia është burim i stabilitetit ne rajon”, ka thënë Bërnabiq nga Forumi për Siguri në Beograd.

“Kemi bashkëpunim të shkëlqyer me NATO dhe ne e mirëpresim atë që ata e kuptojnë neutralitetin ushtarak”, ka shtuar ajo.
Shtuar më 12/10/2017, ora 13:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori