Presidenti Hashim Thaçi, si negociator me Serbinë, shprehet i bindur se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë do të përfundojë me njohje. Por, kryeministrja serbe, Ana
Bërnabiq nga Berlini thotë se
Serbia nuk do ta njoh Kosovën.
Kryeministrja e Serbisë, Ana
Bërnabiq ka deklaruar nga Berlini se zgjidhja e çështjes së Kosovës është tek kompromisi, dhe për të
kompromis është një pikë mes së cilës
Kosova është Serbi dhe Kosovës shtet i pavarur që do të njihet nga
Serbia.
“
Kompromis është mes dy palëve. Por, nëse dikush insiston se
Kosova është e pavarur dhe se
Serbia do ta njeh, kjo nuk do të ndodhë, por Beogradi do të vazhdojë të insistojë se
Kosova është Serbi”, deklaroi ajo në Berlin, në Forumin Evropian “
Serbia në BE”, organizuar nga Fondacioni Konrad Adenauer.
Ajo theksoi se Kutia e Pandorës u hap 10 vite më parë kur
Kosova shpalli pavarësinë pa llogaritur asnjë princip demokratik. “Ne mundohemi ta mbyllim por nuk është e lehtë. Nuk e di nëse do të jetë e mundur, do të dëshiroja të arrinim
kompromis, dhe të gjithë së bashku të kthehemi nga e ardhmja”, shtoi
Bërnabiq.
Shtuar më 13/11/2018,
ora 11:18