Bërnabiç e shihte nga Londra humbjen e Kosovës
E përditshmja britanike “The Guardian”, ka realizuar një intervistë me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiç.

Orientimi seksual, karriera politike, përvoja dhe veprimet e shteti serb në Ballkan, ishin vetëm disa nga temat e trajtuar në këtë intervistë nga media britanike.

Por, në përshkrimin që i është bërë kryeministre serbe, “Guardian” ia ka kujtuar Brnabiqit se Kosovën e kanë humbur pas bombardimeve në vitin 1999">1999. “

“Në të 20-at e hershme, Bërnabiç kaloi gjashtë vite jashtë vendit, kryesisht në Londër nga ku shikonte në televizor se si avionët e NATO-s e bombarduan ministrinë e mbrojtjes në Beograd në vitin 1999">1999. Kjo ditë, do të mbetet një kujtim për humbjen e Kosovës”, thuhet në rrëfimin e gazetës së njohur britanike. /albeu.com/
Shtuar më 29/07/2017, ora 12:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori