Berisha reagon për arrestimin e Haradinajt: Lirojeni! Beogradi po destabilizon Rajonin
Ish
kryeministri i vendit, Sali
Berisha ka bërë thirrje për lirimin e kryetarit të AAK-së
Ramush Haradinaj, i cili u arrestua mbrëmjen e djeshme nga autoritetet franceze.
Urdhër-arrestin e lëshuar nga Serbia në vitin 2004, në kuadër të së cilit është arrestuar ish
kryeministri i Kosovës,
Berisha e cilëson “mandat hakmarrës primitiv të qarqeve raciste dhe albanofobe të
Beogradit”.
“U bëj thirrje autoriteteve franceze të mos bien në kurthet bizantine serbe që punojnë vetëm për destabilizimin e rajonit, por të lirojnë menjëherë zotin
Ramush Haradinaj pasi të gjitha akuzat e stisura të
Beogradit janë hedhur poshtë si fund e krye të pa vërteta nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës”, shprehet
Berisha në reagimin e tij, përmes një statusi në faqen e tij zyrtare në Facebook.
Ish
kryeministri Berisha po ashtu i bën “thirrje BE-së të ndërhyjë menjëherë dhe të dënoje ketë qëndrim destabilizues të
Beogradit në rajon”./Albeu.com/
Shtuar më 05/01/2017,
ora 18:20