Berisha: Rama, Thaçi dhe Batoni në Tiranë valëvitën flamurin e Serbisë të Madhe
Ish-kryeministri Berisha ka denoncuar sot takimin në Tiranë të Ramës, Thaçit dhe Baton Haxhiut, të cilët sipas tij kërkojnë të mbajnë fort në duart e tyre flamurin e Serbisë së Madhe, pasi Samiti i Berlinit ua varrosi këtë ëndërr.

“Në takimin e sotëm, këta apatride pengje të të shkuarës së tyre kriminale antikombëtare, diskutuan gjerësisht se si të bindin patronin e tyre Vuçiç të mos terhiqet nga projekti i Serbisë së Madhe dhe për përpjekjet e tyre të reja që duhet të bëjnë për të përdorur edhe më tej idenë e ”zgjerimit “ të Kosovës dhe “bashkimit” të saj me Shqipërinë duke e coptuar atë dhe zhdukur shtetin e saj në funksion të serbomadhisë.”, shkruan Berisha.

Postimi i tij:

‘Takohen ne Tirane Zografi Bis, Argati i Beogradit dhe Baton Stanishiq!

Miq, Zografi Bis, Argati i Beogradit dhe Baton Stanishiqi te damkosur dhe denatyruar perfundimisht nga Samiti i Berlinit, u takuan sot ne Tirane.

Ky takim kishte vetem nje qellim, te mbanin fort ne duart e tyre te zeza flamurin e Serbise se Madhe pasi projekti i tyre antikombetar antishqiptar u varros ne Samitin e Berlinit dhe ata te shperfytyruar u paraqiten ne nje rast unik ne historine e samiteve si tregtare te tokave te tyre.

Pas ketij deshtimi, Zografi Bis, Miladini shqipfoles dhe Baton Stanishiqi, fytyre nxire kalojne nga ekrani ne ekran duke i shnderruar ato ne shpiftore duke besuar se me gjuhen e halabakeve ordinere, shpifesve vulgar, banditeve apatride mund te mbulojne aktin e tyre ne Samitin e Berlinit, me te cilin ne funksion krijimit te Serbise se Madhe “zgjeronin” Kosoven duke e coptuar ate.

Ne takimin e sotem, keta apatride pengje te te shkuares se tyre kriminale antikombetare, diskutuan gjeresisht se si te bindin patronin e tyre Vuçiç te mos terhiqet mga projekti i Serbise se Madhe dhe per perpjekjet e tyre te reja qe duhet te bejne per te perdorur edhe me tej idene e ”zgjerimit “te Kosoves dhe “bashkimit” te saj me Shqiperine duke e coptuar ate dhe zhdukur shtetin e saj ne funksion te serbomadhise.

Me kete rast denoj me ashpersine me te madhe keto perpjekje antikombetare destabilizuese dhe luftenxitese te Zografit Bis, Miladinit shqipfoles dhe Baton Stanishqit dhe i paralajmeroj ata se koshi i plehrave te historise do te jete banesa e turpit e tyre! Sb’
Shtuar më 21/05/2019, ora 18:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori