Berisha: Prizreni është i qytetarëve jo i “klanit printo”
Kreu i Bashkimit Demokratik Zafir Berisha në kuadër të takimeve mobilizuese me strukturat e koalicionit “Bashkohu për Prizrenin” pas shumë takimeve u takua edhe me qytetarët e lagjes Petrova nga të cilët kërkoi angazhim maksimal për ti dhënë fund krimit dhe korrupsionit të PDK-së me 1 dhjetor në Prizren.

Zafir Berisha para shumë të pranishmëve tha se koalicioni BD-LDK është koalicion i cili vjen si rrjedhojë e përcaktimit tonë për ndryshime pozitive në interes të qytetarëve të Prizrenit dhe jo koalicion i interesave personale siç mundohet ta prezantoi kryehajni i Kosovës Hashim Thaçi para vasalëve dhe servilëve të politikës së tij mjeruese në Prizren, shkruan Express.


"Kërcënimet e Hashim Thaçit dhe bandave të tij nuk do të mund ta dhunojnë votën e lirë të qytetarëve siç e kanë dhunuar më 3 nëntor sepse strukturat tona dhe qytetarët e Prizrenit janë të gatshëm ti japin fund grupeve mafioze të “klanit printo” të cilët po paraqiten sikur Prizreni të jetë pronë e tyre", tha Berisha.

Ai tha se Thaçin e ka njohur si politikan provokativ dhe të pa fytyrë.
Shtuar më 23/11/2013, ora 16:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori