Berisha pret kreun e AKR-së, Behxhet Pacollin
Pëlqej
Në kuadër të vizitës që po zhvillojnë në Shqipëri, kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli dhe nënkryetarja, Mimoza Kusari-Lila, janë takuar edhe me kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha si dhe me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Ekonomisë, Ilir Meta.

Në takimin që është zhvilluar ndërmjet kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha me udhëheqjen e AKR-së, Behgjet Pacolli dhe Mimoza Kusari-Lila, thuhet të jenë diskutuar një mori çështjesh të rëndësishme për bashkëpunimin midis Kosovës dhe Shqipërisë.

Në këtë rast, kryeministri Berisha foli për angazhimin e tij dhe të kabinetit që ai përfaqëson për të promovuar shtetin e ri të Kosovës, përfshirë këtu edhe lënien në dispozicion të infrastrukturës diplomatike të Republikës së Shqipërisë në favor të interesave të Republikës së Kosovës, me ç`rast e çmoi lart punën lobuese të Behgjet Pacollit si dhe përpjekjen e tij për rritjen e numrit të njohjeve për Kosovën. (albeu.com)
Shtuar më 01/11/2010, ora 21:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori