Berisha për Haradinajn: 6 muaj kohë ka, përndyshe e shkarkojmë
Deputeti i Parlamentit të Kosovës nga radhët e komunitetit egjiptian, Veton Berisha ka thënë se ka marrë shumë reagime, deri në ofendime për deklaratën e tij të ditëve më parë për rishikim të pozicionit karshi Qeverisë Haradinaj.

Berisha ka ripërsëritur se ky nuk ka qenë kërcënim dhe se vazhdon t’i qëndrojë pas kësaj që ka deklaruar.

“Kam një marrëveshje me Haradinajn dhe kam thënë se nëse brenda gjashtë muajsh nuk ndërmerren veprime për përmirësimin e jetës së komunikimit tim, nëse nuk bëhen ato atëherë do të rishikojë mbështetjen për Haradinajn”, ka deklaruar ai në Ora e Fundit.

“Ne nuk e kemi nijet të asimilohemi, do te qëndrojmë në Kosovë do të punojmë e kontribuojmë ashtu siç kemi bërë. Ne nuk mendojmë opsione të tjera. Një pjesë e komunitetit tim gjendet në rrugë duke kërkuar. Institucionet nuk ndërmarrin asnjë hap”, ka thënë ai.

“Nëse Haradinaj nuk bën hapa konkret atëherë do të rishikojmë qëndrimin tonë. Mediat e kanë cilësuar si kërcënim, por nuk është ashtu. Arma e vetme imja është fuqia e votës dhe do ta përdorë në implementimin e marrëveshjeve”, ka deklaruar Berisha.

“Po e themi në fillim të mandatit se nuk do të rrimë duarkryq”, ka shtuar ai.

Sipas Berishës kushtëzimi që bën ai është në interesi të komunitetit egjiptian.

“Nuk do të lejojë që të përfundojmë si herët tjera, me vetëm 5 për qind të impelemtimit të marrëveshjes”. tha ai.
Shtuar më 22/09/2017, ora 07:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori